Rrethimi i dytë i Krujës nga Perandoria Osmane ka ndodhur nga qershori i vitit 1466 deri më 23 prill 1467Krujë, Shqipëri. Forcat osmane u drejtuan fillimisht nga sulltan Mehmeti II dhe më vonë nga Ballaban Badera. Edhe pse kishin epërsi të madhe në numër dhe armatim, osmanët nuk mundën ta pushtonin kalanë dhe në fund u mundën nga forcat e Skënderbeut.[1]

Rrethimi i dytë i Krujës
Pjesë e luftërave shqiptaro-osmane

Kalaja e Krujës
DataQershor 1466 – 23 Prill 1467
Vendodhja
Pasoja Fitore shqiptaro-venedikase
Palët pjesëmarrëse
Lidhja e Lezhës
Republika e Venedikut
Perandoria Osmane
Komandantët dhe udhëheqësit
Skënderbeu
Tanush Topia
Lekë Dukagjini
Nikollë Moneta
Ballaban Badera 
Mehmeti II
Fuqia ushtarake
4,400 si garnizon nën udhëheqjen e Tanush Topias
8,000 jashtë kalasë nën udhëheqjen e Skënderbeut
30,000

Rezistenca e shqiptarëve përshkruhet kështu nga Tursun Beu: "Shqiptarët kishin marrë malet dhe rrinin në luginat ku kishin kullat e tyre, po kur u kapën nga forcat e sulltanit e të Ballabanit, u shndërruan në skllevër, që do të shiteshin për 3000–4000 akçe për frymë."

Mikel Kritobuli, një historian grek i sulltanit, përshkruan rezistencën sesi shqiptarët zotëronin malet dhe arratiseshin në to,[2][3] kurse këmbësoria e lehtë osmane ngjitej drejt tyre, ku i masakronte nëpër maja. Shumë shqiptarë hidheshin nga shkëmbinjtë që t'i shpëtonin masakrës.[2][3][4] Ushtarët e Ballabanit ktheheshin nga malet me skllevër dhe plaçkë.[5][6] Mehmeti urdhëroi forcat e Ballabanit të prisnin gjithë pyjet ku kalonin rrugët kryesore. Në këtë mënyrë, rrugët ishin të sigurta për ushtritë osmane.[7]

Faza e parë e fushatës së osmanëve ishte të izolonin Krujën për dy muaj.[5] Sipas Barletit, Skënderbeu kishte 4400 burra nën Tanush Topiajn si mbrojtës të kështjellës.[8] Kjo forcë përfshinte 1,000 venedikas nën Baldasar Perduçin[9] dhe 200 pushkatarë e shigjetarë napolitanë.[10] Skënderbeu i hoqi burrat e tjerë nga Kruja, ndërkaq që Mehmeti me Ballabanin, së bashku me ushtritë e tyre, ishin duke iu drejtuar Krujës.[11] Ballabani u ofroi trupave që mbronin Krujën që të dorëzoheshin, po këto nuk pranuan, dhe filluan të bombardojnë pozicionet osmane.[12] Osmanët pastaj, nën Ballabanin, filluan të bombardojnë kundrejt kalasë, por pa rezultat.[13][11][14] Sipas burimeve dokumentare, rrethimi filloi në mes të qershorit, një muaj pasi Mehmeti filloi fushatën masakruese të Shqipërisë Lindore.[15] Sipas një akti të lëshuar në Monopoli, Pulia, ushtria osmane nën Ballaban Baderën si komandant, e sulltanin si kryekomandant, kishte masakruar 14,000 njerëz dhe plaçkitur shumë zona të populluara, e Skënderbeu do të arratisej së shpejti në Itali.[16] Gjithsesi, Skënderbeu ndenji në Shqipëri, por dërgoi në Itali 12 anije me banorë të Krujës, mes të cilëve gruan e tij Donika dhe të birin Gjon.[17][13]

Pas dy muaj luftimesh të ashpra, Mehmeti u bind se Kruja nuk mund të pushtohej me forcën e armëve, andaj vendosi ta mbante nën një rrethim të vazhdueshëm derisa mbrojtësit e saj të dorëzoheshin nga uria.[18] Sulltani la 18,000 kalorës dhe 5,000 këmbësorë nën drejtimin e Ballaban Baderës dhe, në qershor 1466, u tërhoq me pjesën tjetër të ushtrisë.[19][20] Gjithashtu, sulltani hoqi rrethimin e Durrësit, ku kishte vjedhur e plaçkitur territoret përreth.[9][19] Gjithashtu mori me vete 3,000 shqiptarë rob.[21]

Përveç se sulltani i la Ballaban Baderës drejtimin e ushtrisë osmane në Shqipëri për të dobësuar pronat e Skënderbeut dhe për të ushtruar presion të vazhdueshëm në viset e lira shqiptare, ai organizoi dhe sanxhakun e Dibrës në Shqipërinë Lindore. Në tetor 1466, përveç premtimit për postin e dizdarit të Krujës, sulltani i kishte dhënë Ballabanit në zotërim prona të mëdha në rajonin e Tetovës për ta motivuar të jepte maksimumin për nënshtrimin e viseve shqiptare.[22] Gjithashtu, sulltani dhe Ballabani ndërtuan |kalanë e Elbasanit për të dobësuar forcën e Krujës dhe për ta përdorur si bazë për sulme të mëvonshme.[15] Kalaja filloi të shqetësonte edhe Venedikun, pasi ajo ishte ndërtuar në brigjet e lumit Shkumbin, dhe si e tillë do t'u lejonte osmanëve të dërgonin anije në Adriatik e të kërcënonin kolonitë venedikase.[23]

Mundja e osmaneve tregoi se Skënderbeu nuk mposhtej dot akoma lehtë.[24] Kjo fitore i lejoi Skënderbeut të vizitonte Ferdinandin në Itali, nga i cili mori vetëm 1000 dukatë, 300 karro me grurë dhe 500 dukatë me municione. Ndërkaq, kur Skënderbeu ndodhej në oborrin e mbretit Ferdinand, ky i fundit pranoi vizitën e një ambasadori të Mehmetit, i cili ofronte paqe dhe thonte se osmanët nuk kishin qëllime agresive ndaj Napolit. Ferdinandi e pranoi propozimin e paqes dhe Skënderbeu në prill 1467 u kthye në Shqipëri.[25] Ndërkohë, Ballabani vazhdonte rrethimin e Krujës. Pasi Skënderbeu u kthye në Shqipëri, situata politike filloi të ndryshojë. Fisnikët shqiptarë, dikur të ftohtë me Skënderbeun, mes të cilëve edhe Lekë Dukagjini, tashmë ishin bindur që ishin në rrezik dhe bënë aleancë me Skënderbeun. Sakaq, edhe venedikasit nuk bënë më marrëveshje me Mehmetin dhe u kthyen në anën e Skënderbeut. Skënderbeu u takua me Lekë Dukagjinin, Nikollë Monetën e shqiptarë të tjerë fisnikë në Lezhë, ku bënë dhe planin se si do të sulmonin forcat e Ballabanit.[26] Bashkë me 400 kalorës të Dukagjinit, 600 ushtarë italianë, dhe 4,000 ushtarë vendas nga Durrësi, Shkodra, Lezha, Drishti dhe Tivari, Skënderbeu mblodhi rreth 13,400 burra që të hiqte rrethimin e Ballabanit.[27]

Kampi i Ballabanit ishte mbi kodrat në jugperëndim të Krujës, pra poshtë malit të Tumenishtës, ku ndodheshin dhe forcat e tij kryesore. Pjesa tjetër e ushtrisë rrethonte Krujën.[14] Skënderbeu dhe aleatët e tij marshuan nëpërmjet gojës së lumit të Matit dhe kaluan midis zotërimeve të Jonimës deri te kufijtë e Krujës.[28] Komandantët e Skënderbeut kishin grupime të ndryshme për sulmin mbi trupat e Ballabanit: shqiptarët e veriut ishin nën komandën e Dukagjinit, batalionet venedikase nën komandën e Monetës dhe garda e Skënderbeut ishin nën të direkt, kurse mbrojtësit brenda kalasë së Krujës do të vazhdonin ta mbronin atë. Forcat e Monetës dhe të Dukagjinit do të sulmonin forcat rrethuese të Ballabanit nga veriu dhe ato të Skënderbeut do të sulmonin nga jugu, duke bllokuar edhe ndonjë furnizim të mundshëm të osmanëve nga lindja.[29] Skënderbeu në fillim sulmoi gardën e Ballabanit dhe i mori pikën strategjike.[14] Më vonë, ai mundi forcat e të vëllait të Ballabanit, Jonuzit, të cilin e kapi rob, së bashku me të birin.[14][30] Katër ditë më vonë, më 23 prill 1467, ushtria shqiptare, së bashku me mbrojtësit e Krujës, sulmuan dhe shpartalluan ushtrinë e Ballabanit duke e lënë këtë të fundit të vdekur në fushëbetejë.[31] Vrasësi i Ballabanit ishte Gjergj Aleksi (Georgius Alexius), një ushtar i gardës së Skënderbeut, i cili i kishte gjuajtur me një arkbys (pushkë e shekullit XV).[32].[29][33]

Referime

Redakto
  1. ^ Noli, Fan Stylian, George Castrioti Scanderbeg (1405–1468), International Universities Press, 1947.
  2. ^ a b Frashëri 2002, p. 428
  3. ^ a b Freely 2009, p. 109
  4. ^ Hodgkinson 1999, pp. 209–210
  5. ^ a b Frashëri 2002, p. 429
  6. ^ Hodgkinson 1999, p. 210
  7. ^ Schmitt 2009, p. 380
  8. ^ Noli 1947, p. 330
  9. ^ a b Babinger 1978, p. 252
  10. ^ Schmitt 2009, p. 372
  11. ^ a b Frashëri 2002, p. 430
  12. ^ Franco 1539, p. 343
  13. ^ a b Freely 2009, p. 110
  14. ^ a b c d Karaiskaj 1981
  15. ^ a b Frashëri 2002, p. 431
  16. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Frasheri424
  17. ^ Frashëri 2002, p. 425
  18. ^ Kasëm Biçoku, Historia e Popullit Shqiptar, 2002, vëllimi 1, pjesa e dytë: Mesjeta, kreu VI, nënkreu 5, fq. 452
  19. ^ a b Setton 1978, p. 279
  20. ^ Franco 1539, pp. 343–344
  21. ^ Babinger 1978, p. 253
  22. ^ Kasëm Biçoku, Historia e Popullit Shqiptar, 2002, vëllimi 1, pjesa e dytë: Mesjeta, kreu VI, nënkreu 5, fq. 454
  23. ^ "Rrethimi i Dytë i Krujës (1468)". Letërsia.fajtori.com. Marrë më 14 janar 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ Frashëri 2002, p. 450
  25. ^ Frashëri 2002, p. 451
  26. ^ Frashëri 2002, p. 453
  27. ^ Franco 1539, pp. 344–345
  28. ^ Schmitt 2009, p. 400
  29. ^ a b Frashëri 2002, p. 454
  30. ^ Noli 1947, p. 333
  31. ^ Biçoku, 2002, fq.454
  32. ^ Nelo Drizari (1968). Scanderbeg; His Life, Correspondence, Orations, Victories, and Philosophy. National Press. An alert soldier on his security staff stole the bloody show: He shot Ballaban Pasha dead with his flintlock gun. His name: Gjergj Aleksi {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ Franco 1539, p. 345