Rrethimi i katërt i Krujës nga Perandoria Osmane ka ndodhur nga pranvera e vitit 1477 deri në qershorin e vitit 1478Krujë, Shqipëri, gati dhjetë vite pas vdekjes së Skënderbeut. Rrethimi i gjatërezultoi në pushtimin e qytetit pas dështimit të tre rrethimeve të para.

Rrethimi i katërt i Krujës
Pjesë e luftërave shqiptaro-osmane

Kalaja e Krujës
DataPranverë 1477 – Qershor 1478
Vendodhja
Pasoja Osmanët pushtojnë me sukses Krujën pas shumë rrethimeve të dështuara
Palët pjesëmarrëse
Republika e Venedikut
Lidhja e Lezhës
Perandoria Osmane
Komandantët dhe udhëheqësit
Lekë Dukagjini Mehmeti II
Daut Pasha[1]

Të demoralizuar dhe të dobësuar rëndë nga uria dhe mungesa e furnizimeve nga rrethimi një-vjeçar, mbrojtësit shqiptarë dhe venedikas u dorëzuan para sulltanit Mehmeti II, i cili në këmbim u kishte premtuar se ata mund të largoheshin të palënduar. Shqiptarët u evakuan me familjet e tyre, megjithatë, osmanët nuk e mbajtën premtim e dhënë, duke vrarë një pjesë të burrave si pasojë e humbjeve të mëdha ushtarake që u kishin shkaktuar, dhe duke skllavëruar një pjesë të grave dhe fëmijëve. Një vit më vonë, forcat osmane pushtuan Shkodrën e kontrolluar nga venedikasit. Kalaja e fundit shqiptare u vu falas nën kontrollin nga osmanët. Pas kësaj, shqiptarët nuk gjetën më forcën për tu bashkuar dhe ndaluan së përbëri një kërcënim për Perandorinë Osmane.

Zonat ku banonin malësorët shqiptarë të fiseve në veri të Shqipërisë (përfshirë ata në Kosovën Perëndimore dhe Mal të Zi) u bënë zona autonome vetqeverisëse.

Shumica e popullsisë shqiptare gradualisht do të konvertohej në fenë islame nga fundi i shek. XV deri në shek. XVII, dhe Shqipëria mbeti pjesë e Perandorisë Osmane deri në vitin 1912. Shqiptarët, që ndërkohë kishin fituar pozita shumë të rëndësishme në Perandorine Osmane që në fillim të viteve 1400, pas konvertimit në masë në islam të fisnikërisë së vendit, dhe më pas popullatës së thjeshtë, do fitonin një rol dhe rëndësi themelore në Perandorinë Osmane, duke ofruar qindra pashallarë, qeveritarë, admiralë dhe 49 vezirë të mëdhenj.

Gjatë viteve 1754–1840, pashallarë shqiptarë si Ali Pashë Tepelena, Kara Mahmud Pashë Bushati dhe Mehmet Ali Pasha, do të sundonin në menyrë të pavarur territore të mëdha në Ballkanin Jugor dhe Perëndimor, dhe Lindjes së Mesme.

Referime

Redakto
  1. ^ Babinger, Franz; Manheim, Ralph; Hickman, William C. (1992). Mehmed the Conqueror and His Time. Princeton University Press. fq. 362. ISBN 9780691010786. Marrë më 2 maj 2011. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Literatura

Redakto
  • ^ Babinger, Franz; Manheim, Ralph; Hickman, William C. (1992). Mehmed the Conqueror and His Time. Princeton University Press. p. 362. ISBN 978-0-691-01078-6. Retrieved 6 October 2010.
  • ^ Bešić, Zarij M. (1970). Istorija Črne Gore, Volume 2, Part 2 (in Serbian). Titograd: Redakcija za istoriju Črne Gore. p. 312. "Опсада Кроје, предузета с прољећа 1477. год., трајала јевише од године дана. Млечани су, шаљући веће снаге, покуша-вали да продру до града и да браниоцима дотуре помоћ. Јер, у Кроји је било само 250 пјешака и 500 стадавника, а хране и муницијесамо за шест мјесеци." More than one of |author= and |last= specified (help);
  • ^ The Papacy and the Levant, 1204-1571, four volumes, American Philosophical Society, 1976—1984, p. 329, ISBN 978-0-87169-114-9, "Volume IV deals with the years 1478 to 1481 .... the siege of Croia"