Llojet e rrezikuara
Një specie e rrezikuar është një specie e cila është kategorizuar si shumë e mundshme për t'u zhdukur. I rrezikuar (EN), siç kategorizohet nga Lista e Kuqe e Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (BNRN), është statusi i dytë më i ashpër i konservimit për popullsitë në natyrë në skemën e BNRN-së.
Statusi i ruajtjes marrë nga Lista e Kuqe e BNRN-së | |
---|---|
![]() | |
Statusi "I zhdukur" | |
Statusi "I rrezikuar" | |
Statusi "S'ka rrezik" | |
| |
![]() |
Në vitin 2012, Lista e Kuqe e BNRN-së paraqiti në mbarë botën 3079 kafshë dhe 2655 bimë si specie të rrezikuara. Shifrat për vitin 1998 ishin respektivisht 1102 dhe 1197.[1]
Aktiviteti njerëzor është shkaktar i madh i vënies në rrezik të disa specieve.[2] Shumë vende kanë ligje që mbrojnë speciet e ruajtura, për shembull, ndalimi i gjuetisë, kufizimi i zhvillimit të tokës ose ndërtimi i Parqeve Kombëtare.
Statusi i ruajtjes
Redakto- Artikulli kryesor: Statusi i ruajtjes
Statusi i ruajtjes së një specie tregon gjasat që ajo të zhduket. Shumë faktorë konsiderohen gjatë vlerësimit të statusit të ruajtjes së një specieje; p.sh. statistika të tilla si numri i mbetur, rritja ose zvogëlimi i përgjithshëm i popullsisë me kalimin e kohës, nivelet e suksesit të mbarështimit ose kërcënimet e njohura.[3][4]
Është llogaritur që mbi 50% e specieve të botës janë në rrezik të zhdukjes,[5] mirëpo ka vështirësi për sa i përket dallimit mes kategorive si specie "në rrezik", "të rralla", ose "të zhdukur lokalisht" duke konsideruar mungesën e të dhënave rreth shumicës së këtyre të fundit. Çështja është posaçërisht e tillë në Oqeanin e botës ku speciet në rrezik që nuk shihen me dekada mund të zhduken pa u vënë re.[6]
Në nivel ndërkombëtar, 199 vende kanë nënshkruar një marrëveshje për të krijuar plane veprimi për biodiversitetin që do të mbrojnë speciet e rrezikuara dhe të tjera të kërcënuara. Në Shtetet e Bashkuara, plane të tilla zakonisht quhen Plani i Rimëkëmbjes së Specieve. Lista e Kuqe e Specieve të Rrezikuara e BNRN-së është renditja më e njohur e statusit të ruajtjes në mbarë botën dhe sistemi i renditjes.[5]
Lista e kuqe e BNRN-së
Redakto- Artikulli kryesor: Lista e Kuqe e BNRN-së
Edhe pse quhet listë, Lista e Kuqe e BNRN-së është një sistem i vlerësimit të statusit ndërkombëtar të mbrojtjes së specieve, duke përfshirë speciet ku mungojnë të dhënat (Data Deficient, DD) dhe speciet e vlerësuara hollësisht nga procesi i vlerësimit të BNRN-së.[7] Speciet në indeks përfshijnë: gjitarët, shpendët, amfibët, cikadët, dhe koralet. Speciet e kategorive "Afër Kërcënimit" (Near Threatened, NT) dhe "Jo të Rrezikuara" (Least Concern, LC) janë vlerësuar si lloje të shtazëve me popullatë të shëndetshme dhe të fortë, edhe pse ato mund të jenë në zvogëlim. Përkundër përdorimit të tyre më të përgjithshëm tjetërkund, Lista ka kuptime të veçanta për termat "specie e kërcënuar" dhe "specie e rrezikuar": speciet e "kërcënuara" qëndrojnë në mes spektrit "të Cënuar" (Vulnerable, VU) dhe "në Rrezik Kritik" (Critically Endangered, CR). Në 2012, Lista e Kuqe numëroi 3,079 specie shtazore dhe 2,655 specie bimore si të rrezikuara ndërkombëtarisht.[7]
Galeria
Redakto-
Tigri Siberian, një lloj i rrezikuar (deri më tani tre nënlloje të tigrit janë të rresikuar)
-
Krokodili Siamez, një lloj i rrezikuar
-
Breshka e detit Kemp, një lloj i rrezikuar
Referime
Redakto- ^ "IUCN Red List version 2012.2: Table 2: Changes in numbers of species in the threatened categories (CR, EN, VU) from 1996 to 2012 (IUCN Red List version 2012.2) for the major taxonomic groups on the Red List" (PDF) (në anglisht). IUCN. 2012. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 janar 2013. Marrë më 2012-12-31.
- ^ "Giant Panda WWF" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2012. Marrë më 19 shtator 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "NatureServe Conservation Status" (në anglisht). NatureServe. prill 2007. Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2013. Marrë më 2 qershor 2012.
- ^ "Red List Overview" (në anglisht). IUCN. shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2012. Marrë më 2 qershor 2012.
- ^ a b "Threatened Species" (në anglisht). Conservation and Wildlife. Arkivuar nga origjinali më 13 shtator 2012. Marrë më 2 qershor 2012.
- ^ Briand, Frederic (tetor 2012). "Species Missing in Action - Rare or Already Extinct?". National Geographic (në anglisht).
{{cite news}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ a b "IUCN Red List of Threatened Species". IUCN (në anglisht). 2018-02-07. Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2020. Marrë më 2022-04-22.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)