KreuKandidaturaKriteretRivlerësimiArkiva
Një rreth me simbolin të gjelbër plus brenda tij, që është i thyer.
Rivlerësimi i artiujve të mirë është procesi me të cilin shqyrtohet nëse artikujt e caktuar si "të mirë" i plotësojnë akoma kriteret që të mund ta mbajnë statusin e tyre, nëse duhet përmirësuar, apo duhet hequr nga lista plotësisht. Komuniteti i mban standardet e tanishme të Artikujve të Mirë, pa marrë parasysh kur është nominuar për këtë titull. Para se të hiqet nga lista, redaktorët duhet ta diskutojnë përmirësimin e artikullit. Rivlerësimet listohen më poshtë dhe përfundojnë sipas marrëveshjes.

Udhëzimet për rivlerësim

Redakto

Para se të hapni një rivlerësim

  1. Konsideroni nëse artikulli plotëson kriteret për Artikull të Mirë.
  2. Kontrolloni nëse artikulli është stabil. Kërkesa e një rivlerësimi gjatë një lufte redaktimi apo një mosmarrëveshje në përmbajtje nuk është e përshtatshme.
  3. Konsideroni ta sjellni problemin para faqes së diskutimit apo para kontribuesve që kanë bërë redaktime të mëdha.

Nominime për rivlerësim

Redakto

Për të shtuar një artikull në këtë listë, krijoni një seksion me titullin e artikullit më poshtë:


Artikulli është tejet i vjetruar qëkur u votua për AM në 2010

  • Referimet janë të vjetruara e jo të formatizuara
  • Formati i tekstit është nuk ka vazhdimësi dhe teprohet në disa vende
  • Teprica e terminologjisë së videolojërave dhe të universit të lojës që mund të jenë të paqarta
  • Mangësia e informatave për zhvillimin e lojës
  • Figura e infobox-it duhet të zvogëlohet për t'i rënë konform përdorimit të ndershëm.

Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 10 shkurt 2025 01:28 (CET)[përgjigjuni]

Artikulli përveç hyrjes përshkruese nuk ka përmbajtje tjetër të mirëfilltë. Vetëm paraqitjen e neneve dhe protokolleve të saj. I duhet më shumë përmbajtje dhe jo paraqitje nenesh. Flladi (diskutimet) 11 shkurt 2025 15:09 (CET)[përgjigjuni]

Artikulli pervec se eshte nje perkthim i turbullt, jep informacione te pasakta dhe ka nevoje për rregullimin teknik të referencave. Gjithësesi strukturimi është i pranueshëm. Flladi (diskutimet) 11 shkurt 2025 15:31 (CET)[përgjigjuni]

Artikulli se pari ka pak referenca (edhe ato gjithesesi kane nevoje per rregullime teknike). I duhet te kete nje vendosje me te mire te figurave dhe pajisje me me shume linqe ne permbajtje. Flladi (diskutimet) 11 shkurt 2025 15:31 (CET)[përgjigjuni]