Wikipedia:Kërkesa për mbrojtjen e faqeve
Kërkesa për mbrojtjen apo heqjen e mbrojtjes së faqeve
![Mbro faqe](http://up.wiki.x.io/wikipedia/commons/thumb/e/e0/Crystal_Clear_action_encrypted.png/100px-Crystal_Clear_action_encrypted.png)
Këtu mund t'iu drejtoni një kërkesë administratorëve për t'ia vendosur apo për t'ia hequr një faqeje mbrojtjen. Administratorët janë të autorizuar për të mbrojtur, zakonisht për shkak të konflikteve të redaktimit dhe vandalizmave të përsëritura. Pra, nëse ju doni të kërkoni mbrojtjen e një faqe për shkak të këtyre arsyeve, formuloni një kërkesë më poshtë. Gjithashtu, në qoftë se një faqe e mbrojtur nuk i plotëson më kushtet për të qenë e mbrojtur, ju mund të kërkoni heqjen e mbrojtjes. Formulari i kërkesës duhet të vendoset në një seksion të ri dhe të përmbajë:
- Emrin e faqes për të cilën kërkoni mbrojtje apo heqjen e mbrojtjes.
- Arsyetimin pse.
- Nënshkrimi juaj i përdoruesit me
~~~~
në fund.
Kërkesat
RedaktoKërkoj mbrojtjen e faqes nga redaktimet IP dhe redaktimet e pakonfirmuara, meqë redaktorë me IP po e vandalizojnë me informata plotësisht fiktive që prej të paktën tetorit 2024. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 6 shkurt 2025 22:08 (CET)
- U bë! Faqja u gjysmëmbrojt për 3 muaj. - Klein Muçi (diskutimet) 7 shkurt 2025 01:01 (CET)